“Snapchat” krijon syze me kamerë

22:42 | 24 Shtator 2016
Arbresh.info

Kompania e njohur “Snapchat” ka njoftuar se ka shpikur pajisjen e saj të parë, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për syzet me kamerë, të cilat pritet të dalin në shitje në fund të këtij viti, transmeton KosovaPress.

Çmimi i këtyre syzeve pritet që të jetë rreth 100 euro, ndërkaq kamera do të jetë në gjendje të regjistrojë video me kohëzgjatje prej 30 sekondash.

Ky vendim i kompanisë “Snapchat”, vjen si rezultat i ambicies së kompanisë për të zgjeruar më shumë shërbimin e aplikacionit i cili tashmë është mjaft i përhapur, kryesisht tek të rinjtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme