Snapchat ka popullarizuar përdorimin e filterave dhe kompania tani po sjell filterat e tyre në desktop. Tani, ka lansuar aplikacionin Snap Camera, i cili do të integrohet me aplikacione si Skype, Twitch, Google Hangouts dhe Zoom. Aplikacioni do t’u mundësojë përdoruesve të aplikojnë filterat Snapchat në desktop. Snap Camera është në dispozicion për Windows dhe Mac.
Snap Camera në desktop mundëson një sërë rastesh përdorimi. Për shembull, përdoruesit mund të aplikojnë një filtër kur ata po flasin vetë duke luajtur Fortnite ose kur janë në një video thirrje me dikë në Skype.
Për të përdorur funksionin në desktop, përdoruesit duhet të instalojnë Snap Camera dhe pastaj ta përdorin atë si output të kamerës në aplikacionet e palëve të treta si Twitch.
Aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit të kenë qasje në filterat e krijuar nga vetë kompania dhe komuniteti duke përdorur mjetin Lens Studio. Lentet mund të kërkohen gjithashtu duke përdorur fjalë kyçe.
Nuk duhet patur një llogari Snapchat për të përdorur këtë aplikacion. Në të vërtetë nuk është e mundur të hyni në Snapchat duke përdorur këtë aplikacion, kështu që kjo nuk është aspak një zgjatje e shërbimit në desktop në një formë aplikacioni. Ideja këtu është vetëm për t’i lejuar përdoruesit të përdorin lentet e Snap në desktop.
Snap Camera është në dispozicion për shkarkim falas tani, për Windows dhe Mac. /Telegrafi/
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë