Shkenctarët britanikë nga Universiteti i Oxfordit kanë krijuar materialin që zëvendëson ekranin e telefonave smart, tabletave apo orave pa përdorur energji.
Kjo do të thotë që tanimë ju mund ta karikoni smartphonin tuaj vetëm një herë në javë.
Zbulimi është shumë i rëndësishëm sepse 90% e baterisë në një pajisje elektronike harxhohet nga ekrani i saj.
“Ju karikoni telefonat tuaj smart çdo natë. Por nëse keni një ekran smart, mund ta karikoni vetëm një herë në javë.” -është shprehur për Sunday Telegraph Dr. Peiman Hosseini.
Materiali përdor impulse elektrike për të krijuar një ekran që nuk ka nevojë për energji dhe që mund të shihet në dritë direkte dielli.
Kompania e Dr Hosseini “Bodle Technologies” pritet të nxjerrë një model të tillë pas një viti.
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...