Smartphone, humbja e fotove është stres

17:31 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Pikërisht “kujtesa” digjitale, e bërë nga fotot dhe videot personale, ka kaq shumë rëndësi për përdoruesit saqë ideja se mund ti humbin është stresi më i madh i prishjes së një lidhjeje sentimentale apo një incidenti automobilistik jo i rëndë

Një studim i Kaspersky Lab thotë madje se vetëm sëmundja e një familjari do e kalonte shqetësimin e humbjes së fotove nga telefoni.

Studimi i kryer mbi një kampion prej 16 mijë përdorues interneti nga 16 vjeç e lart, në 17 vende të botës.

Të dhënat tregojnë se gjysma e të intervistuarve ruan fotot e videot e fëmijëve pikërisht në smartphone, dhe akoma më shumë në kompjuter.

Por megjithatë e lartë është edhe vetëdija mbi rreziqet informatike. 73% e të intervistuarve e dinë se krimi kibernetik është një kërcënim për privatësinë. Por megjithatë gati gjysma e përdoruesve nuk përdor një fjalëkalim apo një kod pin për të mbrojtur këto pajisje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme