Ata që kishin fonde, por nuk arritën të blinin Koenigsegg One:1 tani kanë mundësinë për një alternativë që vjen nga Sllovenia.
Kjo është kompania sllovene Tushek, e cila ka filluar të pranojë porosi për hiperveturën e saj hibride TS900 Apex.
Kompania është themeluar në vitin 2008 nga shoferi slloven Aljoša Tushek dhe për TS900 është folur që disa vite. Në një kohë, spekulohej se do të fuqizohej nga një motor V8 4.2 litërsh i çiftuar me dy motorë elektrikë, fuqia totale e të cilit do të ishte 950 kuaj/fuqi dhe do të transmetohej në të katër rrotat. Falë shasisë dhe karrocerisë së makinës, pesha e veturës është ulur në 1410 kg.
Sipas informacioneve të disponueshme, është e qartë se raporti i peshës dhe forcës nuk është 1:1, por ka ardhur një lajm më i mirë.
TS900 i përmirësuar do të ketë debutimin e tij global javën e ardhshme në Londër, dhe Tushek thotë se vetura zhvillon 1,350 kuaj/fuqi dhe është pak më e lehtë se 1,350 kg.
Prandaj, kjo do të jetë hipervetura hibride më e lehtë në treg me “sistemin e tij të patentuar të shtytjes elektrike” të bazuar në teknologjinë e aeroplanëve të kombinuar me një motor me djegie të brendshme.
Tushek do të prodhojë vetëm 36 kopje të TS900 Apex, secila prej të cilave do të kushtojë 1.5 milion euro. Raportohet se në ofertë do të shfaqet edhe TS900 RacerPro, një version i destinuar ekskluzivisht për pistën, i cili do të prodhohet në vetëm 12 kopje. /Telegrafi/
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...