Google ADS

Skype për iOS 10 tani mund t’u përgjigjet thirrjeve edhe me ekran të kyçur

09:56 | 29 Shtator 2016
Arbresh.info

Microsoft ka përditësuar aplikacionin Skype për iOS me disa specifika të reja në iOS 10. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin tani direkt nga App Store i Apple.

Skype tani mbështet SiriKit, çfarë do të thotë se ju mund të realizoni thirrje në Skype ashtu si realizoni një thirrje normale telefonike. Mund të thoni “Call [emrin e kontaktit]” dhe për sa kohë që informacioni i kontaktit të cilin po e kërkoni është i ruajtur në Skype, Siri dhe Skype do të kujdesen vetë për pjesën tjetër.

Ashtu si në një thirrje normale, Siri do t’ju pyesë mbi konfirmimin nëse kontakti i zgjedhur është i saktë.

Skype ka edhe avantazhin e CallKit në iOS 10, ku si rezultat çdo thirrje hyrëse e Skype do të shfaqet ashtu si edhe telefonatat e rregullta në celularin tuaj edhe kur ai është i kyçur.

Microsoft thotë se SiriKit dhe CallKit do të vinë funksionalisht në aplikacionin Skype for Business ne iOS në Tetor, përcjell Arbresh.info

skype_ios_10_voice_command

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme