Google ADS

Skype 6.0 ofron dizajn të ri në iOS dhe Android

09:04 | 4 Shtator 2015
Arbresh Info

Skype ka lansuar versionin e ri 6.0 të aplikacionit në platformën Android dhe iOS. Përditësimi i aplikacionit përmban një dizajn të optimizuar për dy sistemet operative.

Aplikacioni për sistemin operativ nga Google vjen i përditësuar me Material Design, që ofron butona dhe opsionin për kërkim të përmirësuar, shkruan arbresh.info. Ndërkohë, Skype në iOS sjell gjithashtu një dizajn të ri dhe të thjeshtë, i cili iu mundëson të bëni thirrje, shpërndani lokacionin, lidhje apo foto në një mënyrë më të lehtë.

Të dy aplikacionet janë në dispozicion në dyqanet Play dhe App Store, ku mund t’i shkarkoni falas./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme