Gjiganti gjerman automobilistik Volkswagen për mashtrimet e informacioneve të emetimit të gazrave të dëmshme në Kanada do të paguajë një gjobë prej 2.1 miliardë dollarë, kurse paratë do t’u paguhen 105 mijë personave.
Gjykatësi i Gjykatës Supreme në Ontario Edward Belobaba mori vendimin që për gjithsej 105 mijë persona që kanë përdorur makina disel të Volkswagen t’u paguhet nga 5.100 deri në 8.000 dollarë, raporton (AA).
Pas procedurave gjyqësore që janë iniciuar në gjykatat në Quebec dhe Onatario, Volkswagen ka pranuar gjobën prej 2.1 miliardë dollarë dhe me pagesën e parave do të fillojë menjëherë.
Volkswagen në vitin 2015 kishte falsifikuar të dhënat për emetimin e gazrave të dëmshme në makina që janë shitur në Kanada dhe kështu për 40 herë më shumë ka ndotur ambientin.
Prodhuesi i automobilëve, pas kësaj, pranoi se në mbarë botën në 11 milionë makina disel është vendosur pajisje e njëjtë dhe se për dëmet e shkaktuara është ndarë një buxhet prej 6.5 miliardë euro.
Musliu -Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendën për anëta...
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
Begaj e uron Rutten: Nën drejtimin e tij, NATO do të jetë nj...
Në krahasim me vitin e kaluar, në viti 2024 bie numri i aksi...
Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s
Aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj shtetasit sh...