S’ka më foto katrore në albumet e Instagram

01:20 | 1 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Instagrami lirohet përfundimisht nga fotot katrore në albume, duke dhënë mundësinë e postimit të fotove së bashku duke përdorur edhe formatin portret apo panoramë, pra vertikale dhe horizontale.

Albumet, që nisën të përdoreshin në shkurt, mund të mbajnë maksimumi 10 foto dhe video. Deri tani mund të krijoheshin vetëm në formatin kuadrat, ndërsa tashmë mund të zgjidhen edhe të tjera. Por me një kufizim: të gjitha fotot e një albumi duhet të kenë të njëjtën përmasë.

Homogjeniteti i formatit, shpjegon Instagram, “shërbn për të mbajtur një eksperiencë harmonike dhe koherente”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme