Google ADS

Sistemi i ri i Photoshopit do të identifikojë imazhet e manipuluara

09:15 | 15 Gusht 2020
Arbresh.info

Vitin e kaluar, me ndihmën e New York Times dhe Twitter, krijuesi i Photoshopit Adobe filloi iniciativën Content Authenticity, apo vërtetësia e përmbajtjes, që është një përpjekje për të zvogëluar numrin e imazheve të manipuluara të cilat qarkullojnë online.

Adobe ka thënë se do të përdorë të dhënat dhe kriptografinë në mënyrë që publiku të verifikon autenticitetin e imazheve, videove dhe përmbajtjeve tjera. Kjo teknologji së shpejti do të bëjë testimin e parë, shkruan Endgadget.

Në një deklaratë, kompania Adobe ka thënë se do të publikojë versionin e parë të Photoshopit ku do të përfshihet edhe kjo teknologji. Gjithashtu planifikon ta integrojë edhe në Behance, që është platformë e mediave sociale për profesionalët kreativë. Photoshop do të shtojë shenja nëpër imazhe në mënyrë që të dihet origjina e tyre. Këto informata do të përfshijnë të dhëna se kush i ka fotografuar imazhet si dhe vendi dhe kur është bërë.

Kjo nismë e cila do të nisë vitin e ardhshëm, do të ndihmojë rrjetet e mediave sociale si Twitter dhe Facebook në gjetjen e imazheve të rreme. Për shembull nëse ndodhë një tragjedi dhe njerëzit fillojnë të postojnë fotografi, ky sistem do të ndihmojë në parandalimin e shpërndarjes së imazheve që nuk janë nga e njëjta ngjarje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme