Tre operatorët më të mëdhenj të telefonisë mobile në Singapor, M1, Singtel, dhe StarHub do të ndërpresin furnizimin me rrjetë 2G deri në vitin 2017 tek konsumatorët për të ofruar shërbimet më të shpejta 3G dhe 4G.
Njoftimi erdhi të hënën përmes një deklarate të përbashkët nga tre operatorët, duke deklaruar se zhvillimi i rrjeteve telefonike është arsyeja për ndërprerjen e shërbimit dhe se rrjeti 3G dhe 4G janë bërë metoda e preferuar nga konsumatorë e vendit me përdorim të lartë të telefonave të mençur.
“Sot, shumica e konsumatorëve telefonik përdorin rrjetin 3G dhe 4G, vetëm një përqindje e vogël e përdoruesve qëndrojnë në rrjetin 2G”, shkruajnë operatorët në deklaratë, transmeton arbresh.info.
Singapori është njëri nga vendet me përdorim më të madh të telefonisë mobile në botë.
Ndërkohë, edhe Telstra pritet të ndërpres valët 2G në Australi deri në fund të viti 2016 për arsyeje të njëjta./arbresh.info
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike