Siguria e Bitcoin dështon që të mbajë larg hakerët koreano veriorë

22:37 | 17 Janar 2018
Trina Galanxhi

Çmimi i Bitcoin u ngrit në vitin 2017, duke tërhequr vëmendjen e hakerëve të Koresë së Veriut që kërkonin të shfrytëzonin të metat në sistemin e sigurisë së monedhës virtuale.

Eksperti i sigurisë kibernetike Nathan Fick ka paralajamëruar se Koreja Veriore mund të përdorë sulmet kibernetike, sikurse të Bitcoin, për të futur SHBA-të në një konflikt të gjatë, shkruan “fox”, transmeton portali arbresh.info

“Kur flasim për një luftë mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve, ne jemi duke folur për një luftë të mundshme mes një vendi të fortë dhe një të dobët. Prandaj Koreja Veriore mund të shfrytëzojë aftësitë kibernetike për të sulmuar, pasi ato janë të lira dhe të lehta për t’u zhvilluar”, tha ai.

Një firmë e teknologjisë së sigurisë në SHBA ka gjetur se një grup i hakerëve nga Koreja Veriore qëndrojnë pas sulmeve të fundit të monedhave virtuale në Korenë Jugore.

“Ne jetojmë në një botë që është e lidhur ngushtë me digjitalizimin, prandaj edhe monedhat virtual janë menduar si mjet digjital”, shtoi ai.

“Një nga realitetet e sigurisë kibernetike është se mbrojtja është shumë e vështirë, por sulmet janë shumë të lehta. Mendoni se sulmet kibernetike në SHBA mund t’i fillojë edhe një fëmijë nga bodrumi i shtëpisë”, tha ai.

Bitcoin ka parë një rritje prej 1.514 për qind gjatë vitit 2017, duke tregtuar në 963 dollarë në janar 2017 dhe aktualisht me vlerë 9,920.1 dollarë sipas Coindesk.com/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme