Instagrami ka tërhequr një miliardë përdorues që kur filloi nismën në vitin 2010. Tani themeluesit e saj kanë njoftuar se do të mbyllin kompaninë.
Kevin Systrom dhe Mike Krieger kanë mbikëqyrur rritjen e shpejtë të aplikacionit. Por çfarë e bëri idenë e tyre kaq të suksesshme? Dhe si ka vazhduar të rritet?
E tërë historia ka filluar me pamjen e një qeni, shkruan Daily Telegraph, transmeton portali arbresh.info
Fotografia e Kevin Systrom në të cilën shfaqej një qen i humbur diku në Meksikë ka qenë imazhi i parë i shpërndarë në këtë rrjet social.
https://www.instagram.com/p/C/?utm_source=ig_embed
Bashkëthemeluesi i aplikacionit e përshkroi atë ‘provë’ dhe e ngarkoi disa muaj përpara se ideja e tij të niste në publik më 6 tetor 2010.
“Sikur ta dija se ajo do të ishte fotografia e parë në Instagram, do të isha përpjekur që ta bëja më të bukur”, tha ai.
Pamja e thjeshtë e një qeni është pëlqyer më shumë se 93 mijë herë dhe nxiti Mike Krieger që të themelonte Instagramin.
Çifti u frymëzua nga dashuria e tyre e përbashkët për teknologjinë dhe fotografinë.
Suksesi ka qenë i menjëhershëm, duke mbledhur pranë vetës rreth 1 milionë njerëz vetëm në muajt e parë.
Në vitin 2012 Instagrami u ble nga kompania Facebook.
Ky rrjet social është përdorur edhe nga figura shumë të njohura, të cilët kanë ndarë me adhuruesit e tyre pamje nga përditshmëria.
Krijuesit e këtij rrjeti social thonë se influenca në rritje e ka bërë Instagramin një rrjet mjaft të fuqishëm.
Facebook shpreson që rritja e përdoruesve të rritet, edhe pse të dy themeluesit nuk do të jenë pjesë e saj./arbresh.info/
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...