Google ka lëshuar udhëzime për përdoruesit se si të rikuperojnë dokumentet e tyre të humbura, nëse ato janë ‘zhdukur’ për shkak të ndonjë defekti të fundit.
Muajin e kaluar, Google njoftoi se aplikacioni Drive ishte fajtor për humbjen e disa të dhënave të përdoruesve.
Por, platforma ka dalë me disa udhëzime për përdoruesit se si t’i rikthejnë ato, megjithëse nuk është aq e lehtë sa mund të duket në shikim të parë.
Pasi të shkarkoni versionin më të fundit të Google Drive për Windows ose macOS, duhet të klikoni në ikonën Drive, më pas shtypni “Shift” në tastierën tuaj, dhe zgjidhni “Settings”.
Hapi i radhës është të zgjidhni “Recover from backups”, dhe nëse gjithçka është në rregull, do të shihni mesazhin “Recovery has started”, dhe më pas “Google Drive Recovery”, ku do të barten të dhënat e rikthyera. /Telegrafi/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja