Google ADS

Si t’i fshihni mesazhet tuaja nga Google Allo

11:55 | 22 Shtator 2016
Arbresh.info

Google linçoi të Mërkurën aplikacionin e tij të ri për mesazhet, Allo i cili u vlerësua që në fillim si shumë argëtues. Ju mund ta përdorni atë për të marrë informacione nga një bot dhe të përdorni formate të ndryshme të tekstit.

Allo i ruan mesazhet që ju dërgoni në serverët e Google, prandaj nëse doni të siguroheni se askush nuk do t’i hapë përsëri ato mund t’i “fshihni” mesazhet në një opsion brenda aplikacionit.

Në lajmërimin e bërë që në Maj për aplikacionin që po ndërtonte, Google tha: “Ne i kemi dhënë përdoruesve transparencë dhe mundësinë e kontrollit e të dhënave të tyre në Google Allo. Gjithashtu ndërhyrja jonë është shumë e thjeshtë, historia jua e mesazheve ruhet në serverët tanë, deri sa ju të zgjidhni t’i fshini ata.”

Google Allo përmban një opsion i cili i kodon mesazhet në mënyrë që të jenë të palexueshme nga të tjerët. Ja çfarë duhet të bëni për t’i fshehur ato:

Në fillim fshini çdo mesazh të cilin doni ta mbani privat. Në qoftë se keni përdorur Allo dhe jeni shqetësuar mbi mundësinë e Google për të pasur akses mbi mesazhet tuaja, mos u shqetësoni.

Përdorni opsionin ‘Inkonjito’

Klikoni mbi ikonën për të filluar një bisedë të re dhe pastaj zgjidhni opsionin ‘Incognito Mode’. Kjo do ta kodojë mesazhin tuaj, që do të thotë se vetëm ju dhe marrësi ku e dërgoni mesazhin mund ta lexojnë atë./arbresh.info.

2-43-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme