Kur Instagram-i nisi të bëhej popullor, të gjithë “torturoheshim” duke vendosur “#”- hashtage para çdo fjale që shkruanim. Pse?! Sepse në këtë mënyrë, shanset që ndjekësit (folloëers) të na rriteshin, ishin më të mëdha.
Sidoqoftë, pas kaq kohësh ndërveprim dhe numri kaq të lartë përdoruesish, #hashtaget nuk janë mënyra më e mirë për t’u vënë re. Ç’mund të bëni tjetër?
1. Bëni tag lokacionin
Njësoj siç ndodh me hashtag-et, njerëzit interesohen të shohin vende të ndryshme. Sa herë shkoni diku, mos harroni të bëni tag emrin e vendit, kështu jo vetëm mund të ndihmoni dikë të shohë diçka ndryshe, por edhe do të shtoni njerëz të rinj.
2. Ndërveproni me postimet e tjera.
Komentoni dhe pëlqeni postime nëse doni t’ju shtohen ndjekësit. Vetëm kështu do të viheni re dhe do t’ju “shpërblejnë” për komplimentet e bëra.
3. Posto shpesh
Thuhet se numri ideal i postimeve është 6 herë në javë! Provojeni!
4. Shkruani përshkrime të gjata përbri fotove
E dimë që askush nuk ka nerva të lexojë paragrafë të tërë, por ka diçka tek përshkrimet e gjata. Njerëzit kanë gjithnjë interes të dinë më shumë nga historia jote. Çfarë po ndodh në atë foto? Çfarë zbulon kjo foto për ty? Të gjitha këtu, duhen shkruajtur dhe kështu, audienca do t’ju shtohet.
5. Komentoni në postimet që ju shfaqen në “Explore”
Komenti juaj diku, mund të sjellë njerëz të rinj në listën e kërkesave!
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës