Si të përditësoheni në Windows 10

09:03 | 29 Korrik 2015
Arbresh Info

Windows 10 lanosohet të mërkurën, dhe sigurisht që të gjithë dëshirojnë të përditësohen tek sistemi operativ më i ri. Fatmirësisht, Microsoft e ka bërë shumë të lehtë procesin për instalim, mjafton disa klikime në butona dhe gjithçka do shkojë në kahun e duhur.

Megjithatë, lajmi i keq është se jo të gjithë mund të përditësohen këtë javë, edhe pse Windows 10 po debuton, shkruan arbresh.info

Nëse tashmë keni një kompjuter që përdor Windows 7 apo Windows 8.1 atëherë përditësimi në sistemin e ri operativ Windows 10 do të jetë plotësisht falas, por nëse nuk përditësoheni brenda një viti që nga sot atëherë duhet të paguani për këtë.

windwos22

 

Nëse sistemi operativ i Windows-it në kompjuterin tuaj është i përditësuar, ashtu siç duhet të jetë, atëherë një ikonë e Windows-it do të shfaqet në ‘task bar’, të cilin duhet ta klikoni për të shkarkuar sistemin e ri operativ në rast se ai është i përshtatshëm me kompjuterin tuaj. Mjafton të kyçeni në e-mail adresën tuaj tek sistemi dhe pastaj duhet vetëm të keni durim derisa të përfundojë shkarkimi.

Sidoqoftë, shanset janë të mëdha që nuk do jeni në gjendje të shkarkoni dhe instaloni platformën Windows 10 menjëherë. Microsoft është duke lëshuar këtë sistem operativ ngadalë për tu siguruar që të përmirësojë çdo lëshim që zbulohet, kështu që ndoshta duhet të prisni disa javë derisa të jeni në gjendje të instaloni sistemin e ri, gjë për të cilën do njoftoheni nga Microsoft.

Veprimi i parë që duhet të bëni në rast se mund të instaloni përditësimin është ruajtja e të dhënave të rëndësishme që keni në kompjuterin tuaj në rast se nuk shkon diçka mirë gjatë instalimit atëherë të keni të dhënat e sigurta, transmeton arbresh.info. Pas ruajtjes së të dhënave, gjë që nuk është e detyrueshme, Windows 10 do fillojë instalimin, i cili mund të zgjas nga 20 minuta deri një orë, por varet edhe nga performancat e pajisjes tuaj.

Në rast se nuk keni të instaluar sistemin operativ Windows 7 apo Windows 8, atëherë përditësimi në Windows 10 nuk do të jetë i mundur falas, dhe për të instaluar atë ju keni nevojë për dosjen instaluese që kushton 119 dollarë si dhe një pajisje që posedon 1GHz procesor, 1GB RAM për arkitekturë 32-bit ose 2GB RAM për arkitekturë 64-bit, 16GB hapësirë të lirë për 64-bit dhe 20GB hapësirë për 64-bit, grafikë DirectX 8 dhe rezolucion 800 x 600./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme