Google ADS

Si të mirëmbani aparatin tuaj celular

07:08 | 11 Prill 2016
Arbresh.info
Ka miliona aplikacione në dispozicion për t’u shkarkuar në telefonat e zgjuar dhe të gjithë janë konceptuar për t’jua lehtësuar çdo veprim në jetën tuaj.
Por a kemi vërtete nevojë për të gjithë këto programe pa të cilat duket sikur nuk bëjmë dot?
Duhet të tregoheni dhe ju të zgjuar që të dini se çfarë ju nevojitet dhe çfarë jo. Ja disa këshilla se si ta mirëmbani aparatin tuaj celular pa e ngarkuar më gjëra të padobishme
1. Kontrolloni se sa energji dhe hapësirë kërkon një aplikacion në celularin tuaj.
2. Nëse ju keni mbi një muaj qe nuk e përdorni atë aplikacion do të thotë që nuk ju nevojitet.
3. Mos mbani në celular aplikacione që më shumë i keni se janë trend sesa vlejnë vërtetë.
4. Fshini aplikacionet që ju marrin kohën tuaj dhe nuk ju ofrojnë asgjë me vlerë.
5. Mos mbani disa aplikacione qe praktikisht bëjnë të njëjtën punë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme