Dalëngadalë të gjitha rrjetet sociale po bëhen njëlloj, sidomos ato të cilat janë nën pronësinë e Marc Zuckerberg. Dashur pa dashur jemi bërë të varur nga rrjetet sociale apo platformat e komunikimit si Facebook, Instagram, Snapchat, Whatsapp dhë këto sjellin shumë risi për të kënaqur përdoruesit e tyre.
Risia e fundit ka ardhur nga Instagram që të themi të drejtën edhe i ka gëzuar edhe i ka mërzitur përdoruesit e saj. Rrjeti më i madh i shpërndarjes së fotografive, tani ka mundësuar statusin e aktivitetit në “Insta Direct” që do të thotë se ndjekësit tuaj do të jenë në gjendje të shohin se kur ka qenë hera e fundit që ju jeni futur në Instagram.
Statusi i aktivitetit aktualisht është i dukshëm vetëm në mesazhet direkte. Gjëja më e mirë për këtë risi është se Instagrami u ka dhënë përdoruesve mundësinë për të përjashtuar mundësinë që statusi i tyre i aktivitetit të jetë i dukshëm për të gjithë. Ja se si mund ta bëni këtë:
– Lëvizni poshtë derisa të shihni opsionin e ri të ‘Show Activity Status’.
– Klikoni opsionin ‘off’.
Dalja nga statusi i aktivitetit do të thotë që ju nuk do të jeni në gjendje të shihni edhe aktivitetin e fundit të të tjerëve.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...