Përderisa shkeljet e sigurisë po vazhdojnë të rriten si numër dhe si kosto e dëmeve që shkaktojnë, siguria në fushën kibernetike po bëhet fokusi më i madh i kompanive. Si pasojë e kësaj korporatat po marrin një drejtim të ri për sa i përket sigurisë digjitale duke punësuar profesionistë të kualifikuar si Certified Ethical Hackers.
Një Ethical Hacker i Çertifikuar është një profesionist i kualifikuar i cili kupton dhe di ti gjejë dobësite në sistemet e synuara. Ata përdorin njohurinë dhe teknikat e njejta si të një hakeri por në mënyrë legjitime dhe të ligjshme, për të pasur qasje në sigurinë e sistemeve të synuara.
Trajnimi për CERTIFIED ETHICAL HACKERS
CEH është çertifikim mbi sigurinë e rrjetave, veqanërishtë I teknikave dhe mjeteve të sigurisë për parandalimin e sulmeve përmes masave paraprake.
Trajnimi Ethical Hackers ju përgadit për çertifikimin CEH dhe përfshin 20 nga fushat më të rëndësishme të sigurisë të cilat I duhen çdo individi për pozitën e sigurisë së informacioneve në organizatën e tyre.
Ky trajnim I akredituar dhe njëkohësishtë edhe më I kërkuari, ofron mjetet e avancuara të “hacking” dhe teknikat e përdorura nga hakerët dhe profesionistët e sigurisë së informacioneve.
Çka përfitoni nga ky trajnim?
Ky trajnim do të ju vendos në mënyrën e të menduarit të hakerëve në mënyre që ju të mbroheni nga sulmet në të ardhmen. Këtu ju do të mësoni një mënyre krejtësisht ndryshe për të arritur sigurimin e infromacioneve; DUKE I HAKUAR ATO!
Siç është përmbledhur në këtë frazë:
“Për te mundur nje haker, ju duhet të mendoni si një haker”
Ju do të skenoni, testoni, hakoni dhe siguroni sistemet e juaja. Po ashtu, do të mësoni 5 fazat e “ethical hacking” ne mënyre që t’i qaseni targetit dhe të keni sukses në thyerjen e tij çdo here:
Reconnaissance
Enumeration
Gaining Access
Maintaining Access
Covering Tracks
Për kë është I dizajnuar ky trajnim?
“Ethical Hackers”
Administratorët e sistemeve
Administratorët dhe inxhinierët e rrjetave
Menaxherët e web-ave
Auditoret dhe,
Profesionistët e sigurisë në përgjithesi.
Çfarë do të mësoni?
Temat që do ti perfshijë ky trajnim janë:
Çështjet kryesore që shqetësojnë botën e sigurisë së informacioneve, procesi I menaxhimit të incidenteve, dhe testimi I depërtimit; Footprinting and Reconnaissance; Scanning Networks; Enumeration; System Hacking; Malware Threats (Trojan Concept); Sniffing; Social Engineering; Denial-of- Service; Session Hijacking; Hacking Web Servers; Hacking Web Applications; SQL Injection; Hacking Wireless Networks; Hacking Mobile Platforms; Cloud Computing; Cryptography (Public Key Infrastructure (PKI)).
Çertifikimi:
Ky trajnim ju pergadit per testimin EC-Council Certified Ethical Hacker 312- 50. EC Council zakonisht kërkon që të keni të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e sigurisë së informacioneve përveq kalimit të provimit në mënyre që të çertifikoheni si CEH.
Pas përfundimit të trajnimit do të pajiseni me aftësi në ethical hacking për të cilat është një kërkesë e lartë, si dhe çertifikim internacional nga EC- Council si Certified Ethical Hacker!
Aplikoni KËTU: www.auk.org/registertdi apo të na kontaktoni direkt në numrin 049 774 112 | 038 608 608 ext. 608.
*A.U.K – Training and Development Institute is recognized by EC-Council as an Accredited Training Center!
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...