Google ADS

Si do të duken telefonat e vitit 2017? (Foto)

10:50 | 24 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Viti 2016 ka qenë i jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë dhe i mbushur me telefona të zhvilluar dukshëm, ndonëse jo revolucionar. Samsung përmirësoi gjuhën e re të dizajnit të prezantuar vitin e kaluar, LG rrezikoi me njësi modulare (megjithëse dështoi), Leonovo bëri një rikthim të fuqishëm dhe Google iu bashku më në fund edhe njësive harduerike.

Por, mbi të gjitha, viti 2016 ishte i definuar me procesorë të shpejtë, realitet virtual, siguri përmes shenjave të gishtave, kamera më të mira dhe bateri me jetëgjatësi më të madhe, shkruan portali arbresh.info. Tani, meqenëse ky vit është në prag të fundit, më poshtë keni atë se çfarë ne mund të presim tek telefonat e mençur në vitin 2017.

Kornizat zhduken

Për një dizajn më të mirë, pritet që kompanitë më të mëdha të gjejnë mënyra për të minimizuar sa më shumë kornizat te telefonat e tyre të mençur. Nga pikëpamja praktike, kornizat sa më të holla do të thonë se ekrani do të jetë më i madh, por shpresojmë që kjo të ndodh pa sakrifikuar fortësinë e pajisjes.

Përveç kësaj, telefoni i mençur do të ketë një pamje të mrekullueshme që do të ndikojë shumë edhe tek konsumatorët. Kjo mund të vërtetohet me mijëra njësi Xiaomi Mi Mix, i cili ka një ekran perfekt thuajse pa korniza, që janë shitur vetëm brenda disa sekondave.

kornizat-xiaomi-mi-mix

Procesorët nga Snapdragon kudo

Snapdragon 835 pritet të jetë emri më së shumti i përdorur vitin e ardhshëm në teknologji. I zbuluar së fundmi nga partneriteti i krijuar ndërmjet Samsung-ut dhe kompanisë për çipa Qualcomm, Snapdragon 835 pritet të jetë burim kryesor tek telefonat më të mirë të vitit të ardhshëm.

Ky procesor është krijuar duke përdorur teknologjinë 10nm që do të thotë se telefoni juaj do të jetë më i fuqishëm, por gjithashtu edhe më efikas në aspektin se si i përmbahet detyrave të ndryshme.

procesori-snapdragon-nga-qualcomm

Siguria përmes irisit të syrit

Samsung na dhuroi këtë vit teknologjinë për hapjen e telefonit përmes irisit të syri, gjë të cilën e solli tek Galaxy Note 7, fabletë që u zhduk shpejtë nga tregu për shkak të problemeve të mëdha me bateri që rrezikonin konsumatorët nga shpërthimet e mundshme.

Sidoqoftë, kompanitë në vitin 2017 pritet të shtojnë sensorin për njohjen e irisit të syrit tek pajisjet e tyre të ardhshëm sepse kjo teknologji është më e sigurt se skanimi i shenjave të gishtave, që është bërë e zakonshme në të gjithë telefonat e mençur.

siguria-permes-irisit-te-syrit

Dy kamera prapa                  

HTC One M8 ishte telefoni i parë me Android që posedonte kamerë me dy objektiva/lens prapa, por teknologjia që ofronte HTC ishte katastrofale, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, një trend i tillë është rikthyer këtë vit tek telefonat me Android përmes telefonit LG G5. Edhe pse G5 dështoi me dizajnin e parë modular, kamera ishte vërtetë impresive.

Pas LG-së, kompani tjera si Huawei, Xiaomi dhe Apple ndoqën këtë trend duke lansuar pajisje me dy objektiva prapa. Por, në vitin 2017 numri i telefonave me Android që do të kenë dy objektiva prapa pritet të rritet dukshëm në mënyrë për të ofruar foto sa më kualitative.

dy-kamera-prapra-lg-g5

Të gjithë me USB-C

Lenovo dhe Apple tashmë i kanë dhënë fund hapësirës 3.5mm për kufje dhe një gjë të tillë pritet t’a bëjnë së shpejti edhe kompanitë e tjera në vitin 2017. Porti USB-C ofron përparësi të shumta, madje mund të zëvendësojë edhe hapësirën për kufje.

Thashethemet e fundit sugjerojnë që Samsung do t’i shmanget hapësirës 3.5mm në telefonin Galaxy S8. Largimi nga kufjet tradicionale do i ofrojë kompanive ma shumë hapësirë për bateri, ekran dhe sensora. Po ashtu, telefonat mund të jenë më të hollë nëse nuk posedojnë hapësirën 3.5mm për kufje.

Në vitin 2017 mund shohim gjithashtu debutimin e telefonit të parë me aftësi që të paloset/lakohet, por një gjë që kompanitë e mëdha duhet t’a ofrojnë është edhe lëshimi i përditësimeve softuerike me kohë./A.Namani/arbresh.info

te-gjithe-me-usb-c

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme