Apple po punon shumë për dizajnin e ri të iPhone 8. Gjenerata e ardhshme duket se do të ketë një ekran sa e gjithë pajisja.
Kompania e Kupertinos ka regjistruar një numër patentash që tregojnë se është duke kërkuar për teknologji që të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave poshtë xhamit të ekranit.
Hapi i parë në këtë proces është heqja e butonit fizik të “Home”. Kjo do t’i japë mundësi kompanisë të zëvendësojë këtë hapësirë me ekranin.
Deri tani Apple ka përdorur një unazë në butonin ‘Home” me një sensor me dritën e mjedisit, me një mikrofon dhe një kamera ‘selfie’ para.
Për të hequr të gjitha këto, Apple do t’i vendosë këto komanda në xham. Megjithatë të dhëna të reja do të vijojnë të dalin deri në publikimin zyrtar të telefonit të Apple vitin e ardhshëm.
ShKKSh-ja e policia e gjejnë istogasin e shpallur të humbur
Kryeministri Kurti takoi artistë dhe profesionistë të rinj t...
Opozita serbe kërkon krijimin e një alternative ndaj Listës ...
Personave me diabet në Kosovë u mungon përkrahja institucion...
Rama ndanë pjesën e fjalimit në OKB: Të fala atyre prej Koso...
Osmani takon ministren e Australisë, diskutojnë për thellimi...