Të dhënat personale, koha dhe mënyra sesi i përdorni aplikacionet janë thesare të vërteta digjitale.
Facebook e di mirë këtë gjë dhe për të njohur më mirë përdoruesit e saj, ka hedhur në treg aplikacionin “Study”. Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e aplikacionit do të paguhen nga facebook.
Kompania do të studiojë çdo lëvizje të tyre në telefon, dhe ka premtuar se nuk do të ruajë fjalëkalimet dhe të dhënat intime.
Momentalisht aplikacioni është i vlefshëm në Amerikë dhe në Indi, ndërsa shumë shpejt do të lançohet edhe në Europë.
Para se të nisë monitorimin e telefonëve, Facebook do t’u kërkojë përdoruesve disa të dhëna personale për t’i selektuar përdoruesit në kategori të caktuara, mes së cilëve renditet prejardhja gjeografike e përdoruesit, të ardhurat mujore apo vjetore dhe sjellja dixhitale.
Pasi të instalohet në telefon, “Study” do të nisë studimin e kohës së kaluar në çdo aplikacion që ju keni në telefonin tuaj, duke analizuar edhe atë që ju do të bëni.
Aplikacioni do të jetë i disponueshëm vetëm në sistemin operativ Android, duke qenë se Apple ka politika shumë të rrepta mbi privatësinë e përdoruesve.
Sa i takon pagesave që përdoruesve do t’u bëhen, do të jetë e nevojshme të keni një llogari në PayPal për të marrë shumën që do t’ju përcaktojnë.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA