Përdoruesit e prekur nga viruset që vjedhin fjalëkalime u rritën me 60% në 2019, sipas studimit të kompanisë së njohur të sigurisë kibernetike, Kaspersky.
Ato u rritën nga 600 000 në gjysmën e parë të 2018-ës në mbi 940 000 në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
“Hajdutët e fjalëkalimeve dhe viruset keqdashës të dizajnuara për të mbledhur të dhënat dixhitale të përdoruesve janë një nga armët më të rëndësishme në arsenalin e kriminelëve kibernetikë për të rrezikuar jetën private të përdoruesve”, theksojnë kërkuesit e kompanisë së sigurisë.
Ky lloj i veçantë i softuerit i vjedh të dhënat direkt nga shfletuesit dhe gjithashtu mund të dizajnohet për të vjedhur skedarë aplikimi siç janë shërbimet e mesazheve.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, Kaspersky ka zbuluar kulmet e aktivitetit për këto viruse në Europë dhe Azi.
Në shumicën e rasteve ata kanë synuar përdoruesit në vende të tilla si Rusia, India, Brazili, Gjermania dhe SHBA-ja.
Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Izraeli i vazhdon bombardimet në Liban
Kosova iu bashkohet shteteve tjera për Ditën Botërore të Zem...
I akuzuar për përndjekje, ekstradohet nga Italia 33-vjeçari
Kurti: Po forcohemi çdo ditë e më shumë në aspektin e siguri...
Hasani: 2600 shërbime të ofruara për periudhën janar –...