Sindi Shkodrani është një vajzë pa famë publike, por ajo është një studente e shkëlqyer, që ka fituar një bursë nga gjiganti Google.
Sindi studioi për Shkenca Kompjuterike në Amsterdam me rezultate të shkëlqyera dhe ishte një nga 8 mijë aplikueset për bursën e Google.
Bursa u jepet grave dhe vajzave të suksesshme që studiojnë informatike ose degë të ngjashme dhe Sindi thotë se ajo i mundësoi vazhdimin e studimeve master në Amsterdam.
Tani ajo studion Inteligjence Artificiale dhe po zhvillon projektin e mbështetur nga Google për të frymëzuar nxënëset në gjimnaz të studiojnë informatikë.
Një bursë të ngjashme vitin e kaluar ka fituar edhe një studente tjetër shqiptare në “La Sapienza” në Romë./tch
Fushata e Trump/ Ish-Presidenti u njoftua për kërcënimet e d...
Osmani falënderon Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në S...
Kurti udhëton për në ShBA, merr pjesë në Javën e Nivelit të ...
Arrestohet 76 vjeçari në Ferizaj, policia i gjeti një armë z...
Policia shqiptoi 2 mijë e 135 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Arrestohet një person në Klinë për vrasje në tentativë