Shqiptarët synojnë tregun botëror me aplikacionin “Hello – Talk to Strangers”

18:43 | 11 Mars 2016
Arbresh.info

Një ide krejt origjinale, e programuar nga shqiptarët, niset drejt pushtimit të tregut global. Aplikacioni thirret “Hello – Talk to Strangers” dhe mundëson njoftimin e njerëzve të rinj përmes bisedës telefonike në mënyrë krejt anonime.

Si një produkt i ri në tregun teknologjik, ky aplikacion ka për qëllim që ta bëj botën edhe më të lidhur, të ofrojë mundësi të komunikimit me njerëz nga mbarë bota.

Aplikacioni është lansuar fillimisht për Android dhe pas shkarkimit pa pagesë ju nuk keni nevojë të regjistroheni apo të jepni ndonjë informatë shtesë, por krejt çka ju duhet është të bëni thirrjen e menjëhershme dhe të filloni për dy minuta të flisni me një person tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme