Statistikat e Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjetën se në vitin 2019 vetëm 21 përqind e shqiptarëve të moshës 16 deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo, sipas kësaj statistike, është përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane.
Pas Shqipërisë vjen Bosnja, ku 24% e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, më pas Kosova me 28% të popullsisë së rritur dhe Bullgaria me 29%.
Islanda është me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85% e të rriturve nga 16-74 vjeç kanë njohur bazë në dixhitalizim. Më pas vjen Norvegjia me 83% të popullsisë me njohuri dixhitale, Holanda me 79%, Zvicra me 77%, Finlanda me 76% etj.
Treguesi i njohurive dixhitale në popullsinë e rritur mat përqindjen e popullsisë nga mosha 16 deri në 74 vjeç që kanë së paku aftësitë bazë dixhitale në katër fusha të veçanta (informacion, komunikim, zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një përmbajtjeje). Treguesi bazohet në sondazhin e BE-së në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në familje dhe nga individët.
BE po zbaton një strategji për rritjen e aftësive dixhitale të popullsisë së kontinentit. Të kesh një fuqi punëtore dhe një popullsi të kualifikuar me njohuri dixhitale është vendimtare për konkurrencën evropiane.
Sondazhet tregojnë se gati 42% e qytetarëve evropianë nuk kanë aftësi bazë dixhitale. Nga këto 37% e njerëzve pa njohuri dixhitale bëjnë pjesë në forcën e punës. Mungesa e njohurive dixhitale përfshin fermerët, punonjësit e bankave dhe punonjësit e fabrikave.
Evropës gjithashtu i mungojnë specialistë të aftë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për të mbushur numrin në rritje të vendeve të lira të punës në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Një çështje thelbësore që mbështet këtë është nevoja për të modernizuar sistemet europiane të arsimit dhe aftësimit, të cilat aktualisht nuk i përgatisin të rinjtë në mënyrë të mjaftueshme për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale.
Gjatë vitit 2018, rreth 9% e ndërmarrjeve të BE-së u përpoqën të rekrutojnë specialistë të TIK-ut, por më shumë se gjysma e tyre raportuan se kishin probleme në plotësimin e vendeve të lira që kërkonin aftësitë në këtë fushë./klannews/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit