Google ADS

Shpiket makina fluturuese/ Ecën në tokë dhe në ajër, arrin shpejtësi 160 km/h

17:57 | 20 Shkurt 2021
Arbresh.info

Diçka e tillë shihej vetëm në ëndrra por ndërtimi i një makine fluturuese është shumë pranë.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA), miratoi lëvizjen e një automjeti hibrid i cili do të mund të përshkojë tokën dhe ajrin dhe kjo me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë.

Terrafugia Transition mori një certifikatë ku vlerësohej dhe lejohej lëvizja ajrore e Avionëve të Lehtë-Sport Special, duke i dhënë asaj dritën jeshile për përdorim. Mësohet se shoferët që do të drejtojnë një mjet të tillë, do të jenë në gjendje që të ngrihen dhe të ulen në aeroporte të vogla ose autostradë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme