Google ADS

Shpiken syzet që iu lejojnë vetëm ju ta shihni telefonin tuaj

14:06 | 24 Qershor 2016
Arbresh.info

CelalGoger, një 40 vjeçar nga Turqia po pretendon se ka shpikur syzet të cilat iu lejojnë vetëm ju të shihni se çfarë shfaqet në telefonin tuaj.

Ai këtë e ka bërë pasi që ndihej i bezdisur kur njerëzit përreth tij ia ngulnin sytë telefonit kur ai ishte duke shkruar me dikë apo thjeshtë duke shikuar fotografi.

Sipas The Mirror, ideja i kishte ardhur kur ishte duke u shëtitur në mesin e një grumbulli të njerëzve në Stamboll, transmeton KosovaPress.

Telefoni ka një çip i cili do të bënte që ekrani i telefonit tuaj të dukej i bardhë për këdo tjetër i cili nuk i ka të ngjitura syzat që i ka shpikur ai. Këto syza përmbajnë një çip tjetër i cili iu lejon juve të shihni.

“Telefoni është diçka personale dhe mendoj se është shumë e pasjellshme që t’ia shikoni gjërat personale dikujt” u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme