Google ADS

Shpërthimi i Samsung Galaxy Note 7 nuk ka ndodhur për shkak të baterive?

08:19 | 4 Janar 2017
Arbresh Info

Samsung raportohet se ka finalizuar hetimet në atë që thuhet se ka shkaktuar shpërthimin e njësive Galaxy Note 7. Kompania pritet të zbuloj rezultatet nga mesi i këtij muaji. Megjithatë, falë disa informacioneve të lëshuara rreth Samsung Galaxy S8, ne mund të krijojmë një ide rreth asaj se çfarë raporti nuk zbulon.

E gjitha që thuhet tani nga Koreja është se Samsung Galaxy S8 me 5.7 inç dhe Samsung Galaxy S8 Plus me inç do të posedojnë bateri nga Samsung SDI, i cili është divizioni i gjigantit Samsung që u fajësua për dështimin e Galaxy Note 7, shkruan portali arbresh.info. Duke marrë parasysh faktin që lansimi i Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus mund të jetë më i rëndësishmi deri tani për kompaninë, sigurisht se nuk duhej të pritej që kompania të përdorë bateritë e njëjta nga prodhuesi i njëjtë që qëndron prapa telefonave Galaxy Note 7. Sipas asaj që raportohet nga Koreja, problemi tek fableta Note 7 ka të bëjë me disa “defekte strategjike”.

Po ashtu, Samsung ka në plan të përdorë bateritë e saj edhe në serinë Galaxy A të vitit 2017 që përfshin telefonat si Galaxy A3, A5 dhe A7. Në të vërtetë, bateria me 3600mAh brenda Galaxy A7 (2017) ka kapacitet 20 për qind më të lartë se ajo e përdorur në Galaxy Note 7./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1275776752487414/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme