Shpërthimi i Note 7, Samsung përfundon hetimet

14:55 | 17 Dhjetor 2016
Arbresh Info

Të gjithë jemi në dijeni rreth ngjarjes tronditëse që i ndodhi gjigantit korean Samsung me shpërthimin e njësive Galaxy Note 7 që më vonë u tërhoqën nga tregu për shkaqe sigurie.

Fillimisht, Samsung fajësoi furnizuesin e baterive, por më vonë e kuptoi se nuk ishte aty problemi dhe që nga ajo kohë kompania nuk arriti të kuptoj shkakun e saktë, shkruan portali arbresh.info. Samsung premtoi se do të hetojë rastin dhe do të zbulojë shkaktarin deri në fund të vitit, gjë të cilën duket se edhe e ka arritur.

Hetimi i brendshëm duket se tashmë ka përfunduar dhe Samsung ka dërguar të gjeturat e raportit te Laboratori Testues Korean dhe një organizatë amerikane për siguri. Por, raporti nuk është publikuar ende për publikun e gjerë.

Ndërkohë, ‘Instrumental’ sugjeron që mungesa e hapësirës së brendshme ishte arsyeja për shpërthimin e baterive, por mbetet për tu konfirmuar nga analizat e kompanisë Samsung për një gjë të tillë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme