Tre zjarr-vënie të antenave celulare në Britani janë nën hetim ndërsa teoritë konspirative kanë pushtuar vendin duke e lidhur teknologjinë 5G me koronavirusin.
Antenave ju vu zjarri në Birmingham, Liverpool dhe Melling ndërsa një video po qarkullon në YouTube dhe Facebook që lidh teknologjinë me përhapjen e COVID-19.
Në mbarë Anglinë inxhinierët e telekomunikacionit kanë marrë kërcënime nga persona të cilët besojnë tek kjo teori.
Por nuk ka përfunduar këtu sepse këto teori po përhapen edhe nga personazhe të njohura publike në Britani siç ishte rasti i anëtares së jurisë së Britain Got Talent Amanda Holden.
Rrjeti social Facebook ka reaguar duke rrëzuar postimet që kanë të bëjnë me këtë konspiracion të pavend sipas autoriteteve Britanike.
Teoritë janë përhapur se sinjalet 5G kanë kontribuuar tek pandemia e koronavirusit pavarësisht se autoritet thonë se sinjalet e kësaj teknologjie nuk përbëjnë rrezik.
Një teori thotë se 5G dëmton sistemin imunitar ndërsa një tjetër thotë se virusi po përdor valët celulare për të infektuar viktima të tjera.
Ndërsa 5G përdor frekuenca të tjera nga paraardhësi, është më rëndësi të përmendet se ato hyjnë në kategorinë e valëve jo-jonizuese që do të thotë se nuk kanë mjaftueshëm energji sa për të dëmtuar qelizat trupore dhe të ADN-së.
Teoria e tretë është ajo e cila bazohet në një studim të një biologjisti që ka fituar çmimin Nobel se bakteret mund të gjenerojnë valë radio. /PCWorld Albanian
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan