Thashethemet për telefonin e ardhshëm Galaxy S7 nga kompania koreane Samsung nuk kanë të ndalur. Dje ishte publikuar një rezultat nga AnTuTu që befason të gjithë procesorët tjerë SoC, shkruan arbresh.info. Një burim nga Kina shfaq që procesori Exynos 8890 në një pajisje ende të paemëruar me modelin numerik SM-G9300 ka arritur një rezultat të jashtëzakonshëm gjatë testimeve.
Derisa çipi më i ri Kirin 920 nga Huawei ka shënuar 65 mijë pikë, procesori i ri nga Exynos tashmë ka thyer rekord prej 10.3692 pikë, transmeton arbresh.info.
Ashtu si çdo burim tjetër, as ne nuk mund të konfirmojmë se a janë të vërteta këto shifra. Galaxy S7 pritet të debutojë në tremujorin e parë të vitit 2016 duke u lansuar më herët se vitin e kaluar. Samsung beson që mund të garojë me krijuesit e tjerë të telefonave të mençur me ndryshimin e datës së lansimit./arbresh.info
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...