Funksioni i Autopilotit të Tesla duhet të quhet ndryshe, pas asaj që bëri ky njeri
Termi Autopilot tingëllon sikur i përket fantashkencës, por nuk ofron aq sa pretendon ndonjëri prej prodhuesve dhe nevojitet shumë avancim, transmeton Telegrafi. Kur e vënë këtë funksion, shoferët qëndrojnë të fokusuar në rrugë dhe të gatshëm për intervenime të shpejta. Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me Bhavesh Patel, i cili me ta aktivizuar vetë vozitjen, doli në karrigen tjetër të Tesla Model S, që lëvizte nëpër një rrugë në Nottingham të Anglisë.
Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se veprimi tij ishte jo i menduar mirë, por se nuk e ka vënë askënd në rrezik, apo të ketë shkaktuar ndonjë dëmtim. Gjykata ka vendosur t’ia marrë lejen e vozitjes për 18 muaj, ndërsa e detyroi të punojë 100 orë punë pa pagesë. Në anën tjetër, kërkohet që shoferët gjithmonë të jenë mbi timon, kur të jenë duke lëvizur me makinë autonome, gjë që është një prej rekomandimet kryesore të prodhuesve. /Telegrafi/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga