Shoferi i përgjumur goditi shenjën e komunikacionit dhe kaloi në anën tjetër të rrugës, ndaloi kur goditi shtyllën

18:58 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Makk Mizzle nga Maryland i Shteteve të Bashkuara, është penduar që zgjoi nga gjumi një shofer, që po flinte mbi timonin e veturës.

Megjithëse u zgjua, ai ishte ende i përgjumur dhe nisi veturën, duke u ndeshur për një shenjë komunikacioni, transmeton Telegrafi.

Udhëtimin e vazhdoi duke dalë në rrugë kryesore, ku rrezikoi të përplaset me një veturë që vinte nga ana tjetër.

Ai u ndalua vetëm kur goditi shtyllën e ndriçuesit të rrugës. Nuk dihet për gjendjen e shoferit, që besohet të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme