Shkenctarët e Universitetit të Tokios kanë zhvilluar ngjyrë të veçantë që mund të bllokojë sinjalet ‘wireless’.
Duke përzierë grimcat e oksidit të hekurit në ngjyrë, hulumtuesit kanë shpikur ngjyrën që bllokon frekuencën e radios në spektra më të larta ku ndodhin Wi-Fi dhe komunikimet tjera më të larta të bandwidth.
Edhe pse shumica e teknologjive Wi-Fi funksionojnë në 2.4GHz dhe 5GHz, ngjyra speciale mund të bllokojë frekuencat deri në 100GHz, deklaruan hulumtuesit.
Një ngjyrë bllokimi prej 200GHz është në zhvillim e sipër.
Ja se si funksionon: grimcat metalike brenda ngjyrës rezonojnë në të njëjtën frekuencë si Wi-Fi dhe valët e tjera të radios, kështu që sinjalet nuk mund të kalojnë nëpër shtresën e hollë të pigmentit.
Në këtë mënyrë, krijohet një mur i sigurtë që ndalon sinjalet nga hyrja në shtëpi dhe nga muret e veshura me ngjyrë të veçantë.
Përdorimi për një produkt të tillë inovativ është tashmë i pranishëm. Teatrot kanë qenë të interesuar për një kohë për të gjetur një mënyrë ligjore për të bllokuar telefonat gjatë shfaqjeve./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...