Google ADS

Shkencëtarët zbulojnë fosilet e një gjarpri 113 vjeçar me katër këmbë

21:21 | 27 Korrik 2015
Arbresh Info

Shkencëtarët e kanë ditur qe një kohë të gjatë që paraardhësit e gjarpërinjve bashkëkohor kanë pasur këmbë, por asnjëherë më parë ne nuk kemi parë ndonjë fosile të gjarpërinjve që kanë pasur katër gjymtyrë funksional. Një faqe e re e publikuar në ‘Science’ i prezanton botës Tetrapodophis amplectus, një lloj gjarpri që ka jetuar para 113 vite më parë. Derisa shumica e trupit të tij është i ngjashëm me gjarpërinjtë e tjerë, ai ka pasur edhe katër këmbë që sigurisht kanë qenë shumë të dobëta për të mbajtur peshën e tij.

Fosili është 19.5cm i gjatë, por këmbët janë më të vogla se një centimetër. Ato janë të vendosura shumë afër kokës dhe bishtit, ku gjarpërinjtë bashkëkohor kanë një vrimë në vend të saj, shkruan arbresh.info. Pra, nëse nuk ishin për të ecur, cila ishte dobia e tyre?

Bazuar në hulumtuesit, këmbët kanë gishtërinj dhe kthetra shumë mirë të definuara, që mund të kenë qenë të dobishme për të gërmuar apo kapur prenë. Megjithatë , nuk ishin këto karakteristikat e vetme rudimentare të  Tetrapodophis amplectus.

84440555_martill7hr-590x392

Pavarësisht këmbëve, funksionet e tjera të gjarpërinjve janë dukshëm të ngjashme me pasardhësit bashkëkohor. Ai kishe një shpinë fleksibile, nofulla të lakueshme dhe i mbushur i tëri me dhëmbë. Sidoqoftë, këto veçori nuk tregojnë që ka ndonjë funksion që zbulon jetën në ujë, që është ende një evidencë kundër idesë që gjarpërinjtë kanë evoluar si zvarranik ujor para se të vendoseshin në tokë.

Fosili Tetrapodophis amplectus është vënë re nga Dave Martill gjatë një vizite në muzeun Solnhofen të Gjermanisë, ku ai ishte shfaqur si një “fosile e panjohur”, transmeton arbresh.info. Ishte në një koleksion privat për dekada para se muzeu të blinte atë, që nuk është njohur derisa Martill e kuptoi që ishte një gjarpër me këmbë. Këto këmbë mund të kenë qenë të përdorura për Tetrapodophis amplectus, por ato nuk ishin mjaftë funksionale sa për të qenë edhe në brezat e njëpasnjëshëm./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme