Për shkak se çdo mëngjes bëhen të vetëdijshëm për trupin e tyre, njerëzit të cilët praktikojnë këtë shprehi më shumë kujdesen për atë se çfarë hanë gjatë ditës dhe a kanë pasur ndonjë aktivitet fizik.
Për të pasur trup perfekt dhe për të qenë të kënaqur me proporcionet tuaja, nevojitet që në rutinën e mëngjesit të përfshini edhe shprehinë për të cilën ju nevojiten vetëm disa sekonda, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, studiuesit kanë konstatuar që matja në peshore në mëngjesndikon në sasinë dhe llojin e ushqimit të cilën e konsumomi gjatë ditës!
Një studim i ri i revistës profesioniste amerikane “Journal of Obesity” ka dëshmuar që njerëzit të cilët çdo ditë maten më mirë i nxjerrin në pah masat e dëshiruara të veta trupore sesa personat të cilët nuk e bëjnë këtë.
Matja e mëngjesit ka ndikuar edhe në dëshirën e të anketuarve që të fillojnë dietën, përkatësisht të reduktojnë marrjen e kalorive.
Shkencëtarët kanë sqaruar që mbajtja e shënimeve për peshën dhe përcjellja e rregullt e atyre numrave mund të vetëdijesojnë individët, që më shumë të kujdesen për marrjen e shqimit ditor dhe ushtrimet.
Veç kësaj, pas humbjes së kilogramëve, të anketuarit të cilët janë matur rregullisht kanë ruajtur masat e dëshiruara trupore edhe deri në dy vjetdhe kanë penguar shfaqjen e zakonshme të efektit jo-jo të humbjes së peshës. /Telegrafi/
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...