Asteroidët janë të pasur me ujë. Provat janë gjetur në mineralet e tyre nga një grup astronomësh të Agjencisë Hapësinore Japoneze. Janë ekzaminuar 66 asteroidë të cilët janë monitoruar prej vitit 2006 nga sateliti Akari.
Janë zbuluar në këta gurë kozmikë, gjurmët e elementit të çmuar që është baza e jetës.
Sipas grupit të shkencëtarëve, ky zbulim do ndihmojë për të kuptuar shpërndarjen e ujit në Sistemin Diellor, evolucionin e asteroidëve dhe origjinën e ujit mbi Tokë. Gjithashtu ky rezultat duket se është një element më tepër në hipotezën sipas së cilës një pjesë e ujit mbi planetin tonë ka mbërritur drejtpërdrejt nga hapësira, nëpërmjet asteroidëve dhe kometave.
Astronomët shpjegojnë se studimi i publikuar në revistën astronomike japoneze, konfirmon edhe teorinë në bazë të së cilës shumë asteroidë mund të jenë formuar nga bashkimi i gurëve shkëmborë, mineraleve dhe ujit në formë të akullt.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...