Deri më tash kompania zhvilluesve në llogari të aplikacioneve të tyre ua ka paguar gjithsej 70 miliardë dollarë.
Apple njoftoi se vitin e kaluar ka pasur rritje të shkarkimeve në App Store për madje 70 për qind krahasuar me një vit më parë. Të njëjtin vit zhvilluesve iu janë paguar rreth 20 miliardë dollarë.
“Njerëzit çdo kund në botë i adhurojnë aplikacionet dhe blerësit tanë i marrin në numër rekord”, tha Phil Schiller, njeriu i parë i marketingut të Apple.
Rritja më e madhe në mesin e kategorive është shënuar në seksionin e lojërave dhe argëtimit, stilit jetësor, shëndetit dhe fitnesit- të gjitha këto shënuan rritje prej mbi 70% vitin e kaluar.
Fitues megjithatë është kategoria e fotografive dhe video, e cila ka shënuar rritje prej pothuajse 90 për qind./Arbresh.info/