Shitjet globale të veturave plotësisht elektrike (EV) dhe atyre hibride plug-in, u rritën për 31 për qind në vitin 2023, sipas Rho Motion.
Menaxheri i të dhënave të Rho Motion, Charles Lester, theksoi se shitjet globale të veturave elektrike për vitin 2023, ishin në përputhje me parashikimet e kompanisë së tij.
Për vitin 2024, Rho Motion parashikon një rritje globale midis 25 dhe 30 për qind.
Veturat plotësisht elektrike ose ato me bateri, përbënin 9,5 milionë nga 13,6 milionë EV të shitura në mbarë botën.
Disa prodhues të veturave kanë frikë se trendi në rritje i elektrizimit të veturave, mund të ndikojë në rënien e kërkesave, pasi drejtuesit gjithnjë kërkojnë modele më të mira.
Shitjet e veturave elektrike dhe atyre me bateri, u rritën për 50 për qind në SHBA dhe Kanada, dhe 27 për qind dhe 15 për qind në Evropë dhe Kinë.
Ndryshe, muaji dhjetor shënoi një rekord prej 1,5 milion njësive të shitura. /Telegrafi/
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...