Rivaliteti mes Ferrari dhe McLaren, është shfaqur edhe në këtë aktivitet, ndërsa për dallim prej herëve tjera kur Ferrari del fitues, në këtë rast doli ndryshe. Ishte një McLaren F1 që u shit për 17.6 milionë euro, shumë marramendëse për një makine, por që pritej të ishte edhe më e lartë.
Ka pasur pritje edhe nga Ferrari, që një model të prodhuar më 1958, ta shisnin për rreth 11 milionë euro, por që nuk grumbulloi më shumë se 8.8 milionë euro.
Ferrari 250 GT LWB California Spider, është një model shumë i rrallë, pasi janë prodhuar vetëm 106 të tillë, ndërsa ka gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/