E konsideruar si “Kupa e Shenjtë” e elektronikës dhe botës së kompjuterave, pajisja u shit në ankand për shumën e 815 mijë dollarëve.
Bëhet fjalë për kompjuterin “Apple 1”, një prototip i ndërtuar nga Steve Jobs dhe Steve Ëozniak në vitin 1976. Brenda atij viti, dy gjenitë amerikanë të teknologjisë ndërtuan 200 kompjutera.
Sipas specialistëve, kompjuteri i shitur në ankandin e CharityBuzz është kompjuteri i parë i ndërtuar nga dy Stevët.
Pajisja u ble nga dy persona që thanë se do ta përdornin për qëllime studimore dhe për të frymëzuar të rinjtë e apasionuar në fushën e teknologjisë.
Organizatorët e ankandit prisnin që pajisja të tejkalonte 1 milionë dollarët, por oferta më e lartë u ndal në 815 mijë të tillë, çka e bën kompjuterin e dytë “Apple 1” më të shtrenjtë në një ankand. I pari u shit në tetor të 2014 në Nju Jork për 905 mijë dollarë.
Paratë e grumbulluara nga shitja, thotë CharityBuzz, do të shkojnë për bamirësi dhe në ndihmë të personave të prekur nga kanceri.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...