Google ADS

Shikoni LIVE prezantimin e Samsung Galaxy S7 [LIVESTREAM]

15:58 | 21 Shkurt 2016
Arbresh Info

Befasitë kanë qenë të mëdha sot pasi LG dhe Huawei kanë nxehur gjërat me eventet e tyre. Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë gjigantin tjetër Samsung. Eventi “Unpacked” jo vetëm që bëhet lajm për zbulimin e telefonave të ri, por gjithashtu edhe për peshën dhe madhështinë e tij të dukshme.

Ndryshe nga vitet e kaluara, brenda këtij viti eventi për Galaxy S7 do të jetë për herë të parë në 360 shkallë, shkruan portali arbresh.info. Më lartë ne kemi vendosur linkun e videos në YouTube ku do të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë derisa pjesë e tij supozohet se do të jetë edhe opsioni për 360 shkallë, ndonëse një gjë e tillë nuk është ende e sigurt.

Samsung ka krijuar gjithashtu edhe një aplikacion të quajtur “Unpacked 360 View”, i cili është në dispozicion për Android dhe iOS. Megjithatë, në rast se planifikoni të shikoni eventin me pajisjen Gear VR atëherë për shkarkim ju nevojitet edhe aplikacioni Oculus Store. Arbresh.info do ndjek eventin live për t’ju informuar detajisht rreth prezantimit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme