Google ADS

Shikoni LIVE eventin nga Apple

10:37 | 11 Mars 2016
Arbresh Info

Apple ka konfirmuar zyrtarisht që do të transmetojë drejtpërsëdrejti eventin e muajit mars në iOS, Mac dhe Apple TV.

Më 21 mars, Apple pritet të prezantoj brendin e ri Apple iPhone SE, një telefon i mençur me 4 inç, shkruan portali arbresh.info. Apple gjatë këtij eventi mendohet se do të sjellë edhe një iPad Air 3 që vjen me funksione të ngjashme me iPad Pro.

Këtu mund të klikoni për të shikuar eventin drejtpërsëdrejti disa minuta para se ai të fillojë. Përveç pajisjeve të lartpërmendura në të cilat mund ta shikoni eventin, Apple ka lejuar gjithashtu edhe përdoruesit e sistemit operativ Windows 10 që të shikojnë prezantimin përmes shfletuesit Microsoft Edge.

Eventi fillon më 21 Mars në ora 19:00./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme