Shërbimi i ri i Amazon mundëson që korrierët të hapin derën e shtëpisë

18:56 | 25 Tetor 2017
Arbresh.info

Amazon do të lansojë një shërbim që do t’ua mundësoj korrierëve që të hapin dyert e shtëpisë për të lënë pakon brenda.

Përdoruesit e Amazon Key do të kenë nevojë për një dorezë të derës të mençur dhe një kamerë Cloud Cam.

Korrierët do të skanojnë pakon në të cilën është një barkod përmes së cilit do te verifikohet online dërgesa, dhe më pas do t’ju mundësohet të hapin derën e shtëpisë për të lënë pakon brenda.

Në momentin që korrieri hap derën kamera do të filloj xhirimin.

Megjithatë një analist nga Amazon ka vlerësuar që përdoruesit fillimisht duhet të ndihen të sigurt në mënyrë që të fillojnë përdorimin e këtij sistemi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme