Çmimi fillon prej 96 mijë euro, ndërsa ofron shpejtësi të lart
Ford Mustang GT 2018, është makinë ekstrem e fuqishme pasi ka të integruar Performance Package Level 2, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk e ka ndaluar Shelbyn, që ta përdorë këtë si bazë, për të ndërtuar variantin e ri Super Snake.
I bazuar në Mustang 2018 të modifikuar, ky version e ka motorin e fuqishëm nga Ford me 5.0-litra V8 që prodhon 710 kuajfuqi.
Po që se dëshironi më shumë fuqi, Shelby është i gatshëm të intervenojë duke e bërë që të prodhojë edhe 90 njësi më shumë.
Me konfigurimin e ri, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 3.5-sekonda.
Siguria në këtë veturë është rritur në masë të madhe, pasi ka frenat Brambo, ndërsa në rrotë janë kapëset e fuqishme për ndalim.
Edicioni special Super Snake, do të ketë njësi të limituara, por nuk thuhet ende sa janë në dispozicion.
E tëra që dihet, është se do të ketë çmim fillestar prej 96 mijë eurove. /Telegrafi/
Gjykata e BE-së: Çdo grua afgane mund të aplikojë për azil n...
FIFA kërkon që dy sporte të reja të përfshihen në Lojërat Ol...
Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytj...
Forcat ukrainase godasin me dronë kamikaz rafinerinë ruse në...
Lajçak për sulmin e Banjskës: Përgjegjësit duhet ndëshkuar
Përmbytjet në Bosnje, Begaj solidarizohet me qytetarët e pre...