Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë do të njoftojë veprimin e propozuar në lidhje me hetimin e taksës franceze për gjigantët botëror të internetit.
Sipas një deklarate zyrtare, institucioni është në procesin e përfundimit të hetimit, sipas seksionit 301 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur nisur hetimin ndaj taksave franceze për gjigantët teknologjikë me më shumë se 750 milionë euro fitime dixhitale botërore, duke e akuzuar qeverinë franceze për shtim të pabarabartë të taksave ndaj kompanive të amerikane të teknologjisë.
Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-së, Parlamenti i Francës miratoi një ligj të ri për vendosjen e një takse dixhitale për gjigantët si Google, Amazon, Facebook dhe Apple.
Ministri francez i Ekonomisë dhe Financës, Bruno le Maire, tha se zbatimi i taksës mbi të ardhurat e tyre dixhitale do mundësojë një taksim më të ndershëm./telegrafi
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...