SHBA ka filluar të lansojë sulme kibernetike kundër ISIS-it, raporton The New Yrok Times, duke bërë kështu një ndryshim të rëndësishëm në luftën e saj kundër organizatave terroriste.
Bazuar në këtë raport, Komanda Kibernetike e SHBA-s është detyruar që të kryej një fushatë të tillë, që ka për qëllim të ndërpres komunikimet e ISIS-it, rekrutimin dhe operacionet financiare. Zyrtarët amerikan shpresojnë gjithashtu që diskutimet e tyre të hapura për fushatën kibernetike do të detyrojnë operativët e ISIS-it të dyshojnë rreth sigurisë së komunikimit të tyre.
Komanda Kibernetike më parë ishte e fokusuar në pengimin dhe hakmarrjen kundër sulmeve kibernetike nga Irani, Koreja Veriore, Kina dhe Rusi, shkruan portali arbresh.info. Fushata kundër ISIS-it është duke u kryer nga “ekipe për misione ndërkombëtare”, që kanë vendosur “implantet” në rrjetin e ISIS-it për të studiuar sjelljen e grupit online. Qëllimi është që përfundimisht të ndalojë apo ndryshojë mesazhet e tyre për të mbështetur operacionet ushtarake kundër ISIS-it, pasi zyrtarët i kanë treguar ‘Times’ që sulmet kibernetike mund të përdoren gjithashtu edhe për të ndërprerë transferimet financiare.
“Ne jemi duke hedhur bomba kibernetike”, tha Robert Work, zëvendës kryetar i mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info. “Ne nuk e kemi bërë atë asnjëherë më parë”.
Kjo fushatë shënon përpjekjen e fundit për të luftuar ISIS-in online. Presidenti Obama ka planifikuar një takim për të diskutuar përpjekjet kundër ISIS-it të hënën në Hanover, ku do të takohet me liderë nga Britania, Franca, Italia dhe Gjermania./arbresh.info
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA