Një prodhues armësh në SHBA ka tërhequr vëmendjen e ushtrisë amerikane.
Martin Grier ka krijuar një pushkë që kombinon pesë plumba në një tytë të vetme. Me pak fjalë, tyta ka pesë vrima dhe mund t’i qëllojë njëherësh.
Por jo vetëm kaq. Arma e re është edhe më e lehtë për t’u mbajtur, për t’u qëlluar e madje për t’u pastruar, duke sjellë një risi të vërtetë në këtë fushë.
Ben Grier, vëllai i Martinit dhe bashkëpronar i kompanisë “L5” që prodhon armën, tha se ushtria amerikane ka kërkuar ta testojë, ndaj ata po punojnë për një model të ri të nivelit ushtarak, transmeton top channel.
Grier është në të gjashtëdhjetat. Ai nuk ka shërbyer në ushtri, por është rritur mes armëve dhe tornove. Ai thotë se në gjithë këto vite, armët kanë qenë pak a shumë njësoj, ndaj kjo mund të jetë risia e parë në dekada.
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...